Serbët në Beograd: Kosovë do të të çlirojmë

Serbë të veriut të Kosovës kanë protestuar në Beograd kundër Marrëveshjes së Brukselit.
Sipas mediave serbe, në Sheshin e Republikës janë mbledhur disa mijëra njerëz.
Ata kanë bartur pano me mbishkrimet: Kosova është Serbi, Kosovë do të të çlirojmë.
Protesta ka nisur në orën 12:44, duke simbolizuar Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Serbët e veriut kundërshtojnë marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo i vë nën autoritetin e Prishtinës zyrtare./Indeksonline/