E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet ne Kosove te percare per mbeshtetjen ose jo te qeverise Thaci

Shumica dermuese e deputeteve serbe jane te gatshem te futen ne koalicionin qeveritar me Partine Demokratike te Kosoves dhe Aleancen Kosova e Re. Por ata megjithate nuk jane unike. Nga 13 deputetet serbe sa do te jene ne perberjen e re te parlamentit Partia e Pavarur Liberale me tete deputete eshte e sigurt se do te futet ne qeveri. Nderkohe qe kater deputetet e Listes se bashkuar serbe jane te percare. Dy prej tyre duan te bashkeqeverisin me Thacin e dy jo. E para e kesaj liste Rada Trajkoviq pohon se 60 persona te cilet jane ne kete liste apo e kane themeluar ate jane kunder futjes ne koalicion me partine e kryeministrit Thaci.

Dy deputete tane kane vendosur te bashkepunojne me zotin Thaci. Cilat jane motivet e tyre per kete afersi me zotin Thaci une nuk e di por e di qe ditet e fundit serish po perpiqen te vendosin kontakte me ne. Mbase mendojne se keshtu do te mund te institucionalizojne pozicionet e tyre. Por zoti Thaci po krijon qeverine me kuadrot e veta dhe gjithnje e me pak ka hapsire per partite serbe pohon ajo.

Rada Trajkoviq shprehet kunder futjes ne kete koalicion qeveritar me shpjegimin se serbet ne kete menyre do te shfajesonin kryeministrin Thaci nga akuzat e degjuara kohet e fundit per shitjen e supozuar te organeve ne Kosove.

Kush tjeter ne qofte se ne heqim dore do te insistoje ne hetimet serioze dhe te pergjegjshme lidhur me akuzat qe jane degjuar ne Asamblene e Pergjithshme te Keshillit te Evropes pyet Trajkoviq.

Nga ana tjeter nje prej udheheqesve te Partise se Pavarur Liberale Nenad Rashiq thote se serbet ne kushtet qe jetojne tani nuk mund te gjejne asnje shpjegim dhe nuk kane kohe per te mbetur ne opozite.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Deputeti serb Nenad Rashiq kerkon pjesemarrje ne qeveri per te permiresuar kushtet e serbeve ne Kosove. Prandaj prej fillimit ne kemi thene se do te jemi pjese e kesaj qeverie sepse duhet te kemi mekanizmat te cilet ne menyre direkte do te ndihmojne serbet per te mbetur ne Kosove pohon Rashiq.

Analisti kosovar Gezim Baxhaku eshte i mendimit se bashkesia etnike serbe me 13 deputetet e saj ne parlament sikur ata te ishin unike do te mund te ishte nje faktor shume i rendesishem ne institucione.

Duhet theksuar se serbeve ne Kosove u garantohen me shume te drejta se sa u takojne sipas numrit te tyre. Kushtetuta u garanton atyre 10 vende te rezervuara ne parlament prandaj pres qe ata te kene ne qeveri tre ministra e ndoshta edhe nje post zevendeskryeministri si dhe poste te zevendesministrave dhe keshilltareve pohon ai.

Deri tani ka shume emra shqiptare dhe serbe qe lakohen per postet ministrore por perberja e kabinetit te ri qeveritar do te dihet pas keshillimeve ne nivelin me te larte mes partive politike qe do te futen ne koalicion. Seanca konstitutive e parlamentit mbahet te henen kur do te filloje edhe zgjedhja dhe emerimi zyrtar i perfaqesuesve te institucioneve.

Autor Zylfije Jakupi / Bahri Cani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›