E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika thyen rekordin boteror pa qeveri

Vendi ku jane selite e Bashkimit Evropian dhe NATO-s theu me 17 shkurt rekordin negativ te nje krize me te gjate qeveritare ne bote. Belgjika ka lene keshtu pas vete Irakut ku kurdet shiitet dhe sunitet ne dhjetor krijuan nje qeveri pas nje krize te gjateprej 249 ditesh. Zgjedhjet ne Belgjike jane zhvilluar me 13 qershor 2010 por ende nuk eshte krijuar qeveria. Kriza ka te beje me grindjet e kahershme midis flamandeve dhe belgeve qe flasin frengjisht nderkohe qe ndonje zgjidhje ende nuk duket ne horizont. Tunizianet dhe egjiptianet nisen revolucionin e tyre per shkak se donin ti largonin nga pushteti diktatoret e tyre. Ndersa ne Belgjike kerkohet e kunderta. Ne duam qe me ne fund te krijohet nje qeveri kerkojne studentet ne rruge.

Per 249 dite me radhe ne jemi pa qeveri. Per 249 dite nuk ka ndonje marreveshje mes partive te cilat duan te futen ne koalicionin qeveritar. Njeriu ka pershtypjen se gjerat po sillen ne nje rreth dhe nuk po shkojne fare perpara thote Michael Verbauhede i cili eshte nder organizatoret e demonstratave per krijimin e qeverise. I ashtuquajturi revolucioni me patate te skuqura qe eshte nje lloj ushqimi kombetar belg sinjalizon domosdoshmerine e arritjes se unitetit ne vend sepse Belgjika kahere eshte e percare mes pjeses flamande dhe asaj ku flitet frengjishtja. Kjo percarje ka shkaktuar edhe krizen me te gjate qeveritare ne bote. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Studentet protestojne per krijimin e qeverise.

Patatet dhe striptizi kunder ndarjes se vendit

Me kete ne nuk jemi fare dakord. Mesazhi jone eshte ne jemi kunder nacionalizmave. Ne i themi jo ndarjes se vendit pohon nje demonstrues.

Ne qytetin universitar Loeven jane shperndare te enjten patate falas. Ne Gent njerezit duan te organizojne nje striptiz masiv me 249 gra lakuriqe nga nje per secilen dite pa qeveri.

Politikanet nuk po nguten me negociatat e tyre per krijimin e qeverise. Shume prej tyre kane llogari te tjera. Ata thone se eshte e vertete qe irakianet kane krijuar nje qeveri pas 249 dite krize qeveritare por qeveria eshte konfirmuar zyrtarisht ne parlament disa jave me vone. Per te krijuar perfundimisht nje qeveri pa e thyer edhe rekordin boteror zyrtar ne parlament belget kane kohe edhe 40 dite.

Autor Andreas Reuter/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›