E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktorature e kopjuar - Skandali perfshin ministrin gjerman zu Guttenberg

Edhe pse ende nuk po kerkohet qe ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg te jape doreheqjen kritikat ndaj tij po behen gjithnje e me te ashpra. Ministrin e akuzojne se per doktoraturen e tij qe e ka mbrojtur para pese vjetesh ka kopjuar fjale per fjale nga gazetat dhe botime te tjera pjese te tera pa shenuar se eshte fjala per citate.

Jane kopjuar paragrafe te tere pa referenca per burimin

Gazetarja edhe publicistja Klara Obermller tregon se prej nje artikulli te saj ne gazeten Neue Zrcher Zeitung ministri ka kopjuar

Jo vetem ndonje fjali te shkurter por nje sere fjalish qe i ka perfshire ne punimin e tij te doktoratures pa i futur ne thonjeza dhe pa cituar burimin. Kjo me duket jo korrekte dhe ne fakt e pafalshme. Jam shume e cuditur per kete.

Pjese te tera te hyrjes se disertacionit te ministrit zu Guttenberg jane kopjuar nga nje arktikull i politologes se Universitetit te Pasaut prof. dr. Barbara Zehnpfennig te botuar ne gazeten Frankfurter Allgemeinen Zeitung. Profesoresha eshte teper e zemeruar

Te marresh citate nga dikush tjeter dhe te mos i shenosh si te tilla ky nuk eshte gabim qe mund te te shpetoje. Ne rastin tim kjo me duket teper e pabesueshme sepse ne hyrje te disertacionit jane perfshire paragrafe te tere nga artikulli im nderkohe qe ne hyrje te disertacionit shkruhen pikerisht synimet dhe ato qe ka arritur personi me doktoraturen e tij. Te kopjosh te tilla gjera prej dikujt tjeter dhe te mos e besh te qarte kjo nuk lejohet.

Bildunterschrift Pjese te hyrjes ne disertacionin e ministrit zu Guttenberg jane kopjuar nga nje arktikull i politologes se Universitetit te Pasaut prof. dr. Barbara Zehnpfennig. Kerkohet anulimi i titullit doktor i shkencave per Guttenbergun

Profesorja kerkoi ne nje interviste per gazeten Die Welt qe minstrit te Mbrojtjes ti anulohet titulli i doktorit. Universiteti i Bajrotit ku zu Guttenbergu ka mbrojtur ne vitin 2007 doktoraturen do ta analizoje tani ate per te pare nese kemi te bejme me plagjiature apo jo.

Profesori i drejtesise ne Universitetin e Mynihut Volker Rieble i cili eshte edhe ekspert ne fushen e plagjiaturave i tha agjencise Reuters se punimi i doktoratures se Karl-Theodor zu Guttenberg e cila eshte vleresuar me noten me te larte summa cum laude ka shume mangesi. Ai thote se gjate shfletimit te doktoratures prej 450 faqesh doktorature e mbrojtur ne fushen e drejtesise ka vene re se ka shume ndryshime ne stilin e formulimit gje qe tregon se per perpilimin e saj jane perdorur pasazhe te ndryshme nga autore te ndryshem.

Profesori Peter Hberle qe ka udhehequr punimin e doktoratures se ministrit tha se autori i punimit ka qene nje nder studentet e tij me te mire dhe se doktoratura e tij nuk eshte plagjiature. Edhe ministri zu Guttenberg i hodhi poshte akuzat dhe njoftoi me shkrim se eshte i gatshem ta rishikoje punimin e tij dhe ti korrigjoje gabimet per botimin e ri.

Opozita kerkon pasoja per ministrin

Pas publikimit te lajmit ne te cilin behej fjale per nente pasazhe te kopjuara nga autore te tjere pa permendur autoresine sipas revistes Spiegel Online po shtohet numri i atyre qe gjejne ne punimin e ministrit zu Guttenberg pjese nga shkrimet e tyre. Ne radhet e opozites po degjohen edhe zera qe mendojne se kjo ngjarje duhet te kete pasoja per ministrin. Pas nje bisede me kancelaren si dhe qendrimeve kritike edhe nga politikane te partise se tij ministri zu Guttenberg deklaroi se deri ne sqarimin e ceshtjes heq dore prej perdorimit te titullit doktor i shkencave.

Autor Bettina Marx / Pandeli Pani

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›