Serbët në kërkim të ëndrrës: Kosova ka status të përkohshëm
Me gjithë evoluimet politike të muajve të fundit, zyrtarët serbë mendojnë se Kosova do të kthehet përsëri në bisedime për statusin.
Edhe pse qeveria e Kosovës e ka refuzuar në mënyrë kategorike një diskutim të tillë, serbët mendojnë se do të arrijnë ta mbajnë situatën të “ngrirë”, duke lobuar kundër njohjeve të reja të shtetit të Kosovës dhe më pas do të arrijnë që pala serbe dhe pala kosovare të ulen për bisedime për statusin. Deklarata të tilla mbi bisedime të reja janë dëgjuar nga presidenti, nga kryeministri dhe nga anëtarë të qeverisë. Më e fundit dhe më e drejtpërdrejta erdhi nga sekretari i shtetit në ministrinë serbe për Kosovën, dikur përfaqësues i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ai shprehu hapur skemën e ëndrrës serbe për të rimarrë ish-territorin e saj, i cili tashmë është shtet i mirëfilltë me simbole, njohje dhe përfaqësi diplomatike nga vendet më të fuqishme politikisht në botë. Në një intervistë për BBC, sekretari i shtetit në ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, tha se statusi i tanishëm i Kosovës është i përkohshëm dhe theksoi se rruga e Kosovës për në Evropë kalon përmes Serbisë. “Përfaqësuesit e institucioneve kosovare dhe ata të shqiptarëve të Kosovës nuk mund t’i përjashtojmë dhe në një periudhë ata duhet të jenë të përfshirë në procesin e bisedimeve. Mendoj se i takon zotit Zannier që të gjejë momentin dhe modalitetin se si t’i përfshijë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në bisedime. Unë mendoj se cilado marrëveshje që eventualisht mund të arrihet me ne, do të kalojë përmes konsultimeve ose në pajtim me përfaqësuesit e institucioneve. Se kur do të bëhet kjo, unë nuk e di”, tha Ivanoviç, duke shtuar se “mendoj se çështja e statusit do të hapet sërish. Jam shumë i sigurt se statusi do të zgjidhej përfundimisht atëherë. Kjo që kemi tani nuk është zgjidhje e përhershme, por e përkohshme, apo e ashtuquajtur zgjidhje kalimtare që do të shërbejë për këtë moment. Ne nuk pajtohemi me këtë, por duket sikur shqiptarët e Kosovës janë të kënaqur me këtë”, theksoi ai. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë ritheksuar se bisedimet për statusin e Kosovës kanë përfunduar dhe kanë nënvizuar faktin se me Serbinë do të mund të bisedojnë vetëm si partnerë të barabartë për çështje të interesit të përbashkët. Një takim i radhës mes Zannier dhe zyrtarëve të lartë serbë është zhvilluar nga fundi i javës në Beograd. Në këtë takim janë hapur për diskutim gjashtë çështje të interesit të përbashkët, përfshirë drejtësinë e policinë, sipas planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. “Realiteti është se nuk ka pavarësi nëse Serbia nuk pajtohet me këtë, sepse është në interes të shqiptarëve të Kosovës që t’i bashkohen BE-së. Dhe rruga për në Bashkimin Evropian kalon nga Serbia”, tha Ivanoviç.
Kosova do njohje nga islamikët
Autoritetet kosovare kanë kërkuar nga konferenca islamike që 56 vendet e saj ta njohin pavarësinë e vendit, të shpallur më 17 shkurt 2008 dhe të njohur deri më tani nga 46 vende të botës. Kosova, me popullsi shumicë islame, besonte se vendet islamike do të ishin ndër të parat që do ta kishin njohur ekzistencën e saj si shtet. Por kjo nuk ndodhi, me gjithë diskutimet paraprake. Megjithatë asnjë nga vendet islamike nuk është shprehur kundër pavarësisë, por kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e situatës dhe për marrjen e vendimit. Në Xheda të Arabisë Saudite, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ,është takuar me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Ekmeleddin Ihsanolu, i cili ka pranuar ofertën e ministrit Hyseni që sekretariati i konferencës të jetë urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe shteteve islamike. “Ka sinjale për njohje të reja”, ka thënë ministri Hyseni, ndërkaq sipas burimeve të RTK-së, pavarësia do të njihet nga 4 shtete të rëndësishme arabe: Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Jordania.