Zëvendësrektori i Shkodrës: “Këtë vit, 300 pranime më shumë se 2007-n”
Flet Fatmir Vadahi, zëvendësrektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi, për fillimin e vitit të ri akademik
Këtë vit, universiteti më i madh në veri të vendit do të ketë 300 pranime më shumë se vitin e kaluar. Një fakt i tillë është pohuar nga zëvendësrektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi, Fatmir Vadahi, në një intervistë të dhënë për “Albania”-n. Ai shprehet se puna kryesore është përqendruar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në lidhje me dypunësimin e pedagogëve, Vadahi pohon se ky “është problem që duhet parë me kujdes, pa cenuar cilësinë e universiteteve publike, që do të thotë se çdo pedagogë duhet të realizojë më së miri detyrat e veta në universitetet publike”.
Tashmë ka mbetur më pak se një muaj për të filluar viti i ri akademik. Zoti Vadahi, sa do të jetë numri i pranimeve të studentëve me kohë të plotë në universitet? Po part-time? Krahasuar me vitin e kaluar, a do të ketë numër më të lartë pranimesh për vitin 2008-2009?
Në vitin akademik 2008-2009, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, numri i pranive të reja në sistemin me kohë të plotë do të jetë 2350 studentë, krahasuar me vitin akademik 2007 – 2008 do të ketë më tepër prurje, rreth 300 studentë, (pranimet e reja në vitin akademik 2007 – 2008 kanë qenë afro 2050 studentë). Lidhur me sistemin me kohë të pjesshme (part-time) akoma nuk kemi asnjë informacion a do të hapet apo jo, pasi është problem i MASH-it hapja e tij. E dimë të gjithë se vitin që shkoi nuk është hapur ky sistem, por në përgjithësi duke folur me eksperiencën e viteve të kaluara sistemi me kohë të pjesshme është hapur gjithnjë pasi kanë mbaruar regjistrimet e sistemi me kohë të plotë. Kemi edhe pak kohë për të parë a do hapet apo jo.
A do të hapen degë të reja në universitetin tuaj? Nëse po, cilat janë?
Universiteti i Shkodrës, vitin e ri akademik 2008 – 2009, në ciklin e parë të studimeve, do ta fillojë me 24 programet studimi, me 24 degë si vitin që shkoi, pra nuk do të hapen programe të reja studimi, pasi stafi akademik i këtij universiteti po merret me forcimin cilësor të këtyre programeve, me konsolidimin e tyre që ka dhe ka punuar për hapjen e Cikleve të Dyta të studimit dhe të masterave të nivelit të parë e të dytë, dokumentet e të cilëve janë tashmë në Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe presin rrugën e miratimit duke synuar kështu të plotësojë fizionominë e plotë të tij edhe me cikle më të larta studimi se cikli i parë.
Një ndër pikat më të rëndësishme është cilësia e mësimdhënies. A keni kapacitetet e duhura për ta realizuar këtë proces sipas standardeve?
Duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit të rajonit të Veriut të Shqipërisë, perspektivat e tij, faktorët që influencojnë në këtë drejtim, potencialin intelektual shkencor të USH dhe shtimin e vazhdueshëm të tij, infrastrukturën mësimore e shkencore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të saj, bashkëpunimin shkencor me homologët si brenda dhe jashtë vendit, siç thamë edhe më lartë USH sot ka të hapura 24 programe studimi. Por, si në të gjitha universitetet e tjera të Shqipërisë edhe në USH midis të tjerave shtrohen sfida të tilla: Si po u përgjigjet ky nevojave të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi dhe atij si promotor zhvillimi dhe integrimi rajonal në veçanti? Çfarë kontributi duhet të japë kërkimi dhe bashkëpunimi shkencor si pjesë përbërëse e sistemit arsimor në zhvillimin e asaj që quhet ekonomia e dijes?, etj. Duke u përballur me këto tendenca bashkëkohore theksojmë se forcimi cilësor ka qenë dhe mbetet prioritet i Universitetit të Shkodrës. E them me bindje se Universiteti i Shkodrës i ka kapacitet e duhura për ta pretenduar dhe realizuar atë që theksuam më sipër, cilësinë, fenomen aq i përfolur sot dhe garanci për diplomën me të cilat pajisen studentët. Një tregues i realizimit të cilësisë është kualifikimi i personelit akademik që rezulton i tillë në këtë moment që flasim: Numri i profesorëve me titull 18, profesorë të asociuar 19, doktorë shkencash 23 dhe master 63; pra nga 161 pedagogë vetëm 38 janë në rrugën e kualifikim për master.
Shumë nga të rinjtë që mbarojnë studimet universitare nuk kanë njohuritë e domosdoshme për t’u përballur me tregun e punës. A mendoni se kjo është një e metë e fakulteteve? A keni ndërmarrë ndonjë hap për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomës së universitetit tuaj në shtete të tjera?
Për forcimin e mëtejshëm të cilësisë punohet vazhdimisht, e thamë edhe më sipër, pasi është proces. Ndoshta vlen të theksohet se të gjitha institucionet edhe ato të huaja që punojnë në Shqipëri, punojnë me kuadro që përgatiten në universitetet shqiptare që do të thotë se ata prodhojnë edhe cilësi dhe kjo është pjesa më e madhe, por edhe paaftësi prodhohet për arsye që tashmë dihen dhe po luftohen vazhdimisht. Veprimtaria e rektoratit në lidhje me marrëdhëniet me jashtë mbështetet në drejtimet dhe fushat kryesore tashmë të konsoliduara ndër vite, ku njohja dhe ekuivalentimi i diplomave është në qendër të këtyre marrëdhënieve. Hapa shumë përpara janë bërë me Universitetin e Gracit “Karl – Franzes”, Austri, ku diploma e programit të studimit në gjuhën gjermane është dypalëshe, që do të thotë se firmosen dhe vulosen nga të dy universitetet dhe njihen nga të dy.
Prej kohësh ka nisur një debat për cilësinë e Arsimit të Lartë në universitetet publike në Shqipëri. Çfarë hapash keni ndërmarrë për rritjen e standardeve në universitetin tuaj?
Të gjitha universitetet shqiptare, edhe ai Shkodrës, po ndeshen me kërkesën e vazhdueshme se si t’u përgjigjen kërkesave në rritje për qytetarë të kualifikuar, për një ekonomi që gjithnjë e më shumë po varet nga aftësitë intelektuale. Përgatitja e specialistëve me dije të larta shkencore, si dhe aftësi praktike për t’iu përshtatur kërkesave të ekonomisë së tregut për vende pune si brenda vendit dhe jashtë tij nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së diplomave në kuadër të implementimit të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha degët e USH është prioritet. Ky është synuar dhe synohet të realizohet nëpërmjet, ristrukturimit dhe përmirësimit të kurrikulave të degëve të ndryshme të universitetit në përputhje me kërkesat e kohës, duke pasqyruar edhe përvojën e universiteteve të ndryshme perëndimore, në kualifikimin e stafit pedagogjik, në përmirësimin e infrastrukturës mësimore e shkencore, etj.
Sa të pavarura janë realisht universitetet shqiptare në bazë të legjislacionit që është për Autonominë e Universiteteve?
Jam i mendimit se të gjithë aktorët që kanë lidhje me universitetet janë të interesuar që universitetet të kenë frymëmarrjen e duhur, autonominë e nevojshme që e kërkojnë dhe është e domosdoshme. Edhe në ndonjë pikë që mund të jetë e diskutueshme përvoja ka për ta përsosur atë.
Vitet e fundit janë hapur shumë universitete private. Si i vlerësoni standardet e tyre. Sa ka ndikuar kjo në rritjen e cilësisë së mësimdhënies në universitetet publike? A do të lejoni që pedagogët tuaj të punojnë edhe në universitetet private?
Lidhur me standardet e universiteteve private dhe vlerësimin e tyre është Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë që mund të dijë diçka më tepër. Me sa dimë këtë vit do të ketë një akreditim të të gjitha universiteteve publike e jo publike. Pedagogët mund të lejohen të punojnë me kontrata të rregullta, pa dëmtuar punën në universitetet publike. Dihet tashmë se të gjitha universitetet publike dhe jo publike ndodhen para sfidave të mëdha, në këtë këndvështrim universitetet publike duhet të shohin më parë punën e tyre.
Kohët e fundit është hedhur debati për dypunësimin e pedagogëve. Si e keni trajtuar ju këtë problem, dhe cili është mendimi juaj?
Dypunësimi është problem që duhet parë me kujdes, pa cenuar cilësinë e universiteteve publike, që do të thotë se çdo pedagogë duhet të realizojë më së miri detyrat e veta në universitetet publike.
15 Shtator 2008