Serbët në protestë për 3.5 tonëshin

12:48 (E plotësuar) Ka përfunduar protesta e afaristëve serbë në veri. Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë, ka thënë se protesta ka përfunduar rreth orës 12 e 30 minuta. Ai tha se nuk është shënuar asnjë incident dhe rruga tani është e lirë për qarkullim të automjeteve./Indeksonline/
------
Biznesmenët serbë nga veriu i Kosovës, që nga ora 10:00 po e mbajnë të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Zveqan, përkatësisht në fshatin Rudare.
Ata po e kundërshtojnë kështu fillimin e asaj që e kishte paralajmëruar Dogana e Kosovës - fundin e hyrjes së mallrave nga Serbia në pikat doganore në veri të Mitrovicës në masën 3.5 tonësh.
Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë, ka deklaruar për Indeksonline se, protesta po vazhdon edhe pas orës 12:00.
Sipas tij, këto protesta të afaristëve serbë nga veriu janë të pranishme që tri javë dhe zakonisht rrugët mbesin të bllokuara për rreth dy orë.
Hoti tha se deri në këto momente protesta është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident./V.K/Indeksonline/