Serbët po e kuptojnë se integrimi u sjell të mira

Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, në një intervistë për "Zërin e Amerikës", vlerësoi se serbët po e shohin tani vetë se integrimi i tyre në institucione të Republikës së Kosovës, mund të sjellë shumë të mira për ta.
Ai theksoi se edhe serbët e veriut po ndjekin me shumë vëmendje integrimin e serbëve në institucionet e Prishtinës dhe shprehu optimizmin se edhe ata do të ndryshojnë mendje.
Petroviq ka deklaruar në Tiranë se dy vitet e fundit që partia e tij është pjesë e qeverisë dhe e parlamentit është bërë shumë më tepër se më parë.