PD: Ligji i tokave, premtim elekoral i maxhorancës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PS-së Fatmir Toçi se ndryshimet e qeverisë për ligjin e tokës janë antikushtetuese. Zëdhënësja e kësaj partie Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp ka theksuar se kreu socialist Rama dënoi dhënien falas të tokës për fermerët fermerët në masën 300 deri në 700 metër katror.
"Sot Edvin rama, neriu që 3 javë më parë derdhte lot për fermerët e Orikumit, nxorri zëdhënësin e tij të radhës për të kundërshtuar ligjin, nga i cili përfitojnë mbi 10 mijë familje të ish-fermave shtetërore" theksoi Mëhilli.
Sipas saj njeriu që do shkonte të protestonte në Orikum pse nuk i jepej toka fermerëve, tani denoncon vetëm për qëllime politike ligjin i cili sipas saj realizon një premtim elekoral të maxhorancës.