Serbët provokimenë Mitrovicë,vendosinafishe në Serbisht
MITROVICE- Lagja e vetme multietnike në veri të Mitrovicës, “Kodra e Minatorëve’ është mbuluar me afishe dhe fotografi, që përmbajnë urrejtje nacionaliste serbe.
Në këto postera bëhet thirrje për bashkim në “Gardën çetnike të Lëvizjes serbe të Ravnogorës”. Ato kanë shqetësuar banorët shqiptarë të kësaj zone. Driton Gërguri, banor i kësaj lagje, thotë se këto afishe janë parë nëpër shtylla të elektrikut. Sipas tij, kjo është një formë presioni dhe mënyrë e rritjes së urrejtjes ndëretnike.
Aktivitetet kriminale ndaj banorëve shqiptarë nga grupet kriminale serbe nuk kanë pushuar asnjëherë ka thënë për ‘Koha Ditore’ Adem Mripa, përfaqësues i Lagjes së boshnjakëve.
Sipas tij, shtimi i masave të sigurisë nga autoritet e rendit duket se nuk do të jep efekte, siç ishte krijuar përshtypja në fillim. Mripa me tej ka shtuar se i tërë veriu i Mitrovicës dhe Lagja e Boshnjakëve është e mbushur me këso afishe dhe grafite, ku thirret edhe për vdekjen e shqiptarëve, ka thënë Mripa.
Në anën tjetër, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se edhe këto afishe janë në vazhdën e aktiviteteve kriminale të grupeve serbe, që dirigjohen nga Beogradi.
Sipas tij, autoritetet e rendit duhet të zbardhin këto raste, në mënyrë që këtyre grupeve kriminale t’u bëhet me dije se nuk mund të veprojnë lirshëm. “Efektiviteti i Policisë së Kosovës dhe strukturave të tjera të rendit do t’i shkurajoje grupet dhe strukturat që duan ta destabilizojnë gjendjen”, deklaroi Bala.
Policia është në dijeni për këto afishe dhe është duke i bërë hetimet lidhur me personat që i kanë vendosur, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti.
(e.n/BalkanWeb)