KSHH: Cështja "Gërdeci" kërkon reflektim
TIRANË-Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) u tërhoqi sot vëmendjen organeve të drejtesisë që të reflektojnë lidhur me procesin për çështjen "Gërdeci".
Në një deklarate shtypi, KSHH deklaroi sot se, hetimi dhe gjykimi i çështjes penale lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit, ishin dhe mbeten një provë e rëndësishme për të vlerësuar mënyrën e funksionimit të organeve të drejtësisë në vend.
Situata në të cilën ndodhet ky proces- vijon deklarata- kur, përfundimi i gjykimit duket i afërt dhe për të gjithë të akuzuarit ka rënë masa e sigurimit ‘arrest në burg’, për shkak të skadimit të afateve procedurale, ka shkaktuar adresimin e kritikave të shumta ndaj organeve të drejtësisë, si nga brenda e jashtë vendit. Ndersa, besimi i familjarëve të viktimave ndaj këtyre organeve, siç del nga deklarimet e tyre, duket mjaft i lëkundur.
Pa dashur të analizojë vendimet gjyqësore ose procedurale të marra prej organeve kompetente, KSHH tërhoqi vëmendjen se, "situata aktuale e këtij procesi gjyqësor është edhe pasojë e zvarritjeve si në fazën ë hetimit, ashtu edhe të gjykimit të çështjes".
Në keto kushte, kjo Organizatë mendon se, gjendja duhet të analizohet thellë dhe me përgjegjësi.
"Organet e drejtësisë kanë për detyrë të zgjidhin drejt e në bazë të ligjit çështjet konkrete që iu parashtrohen për shqyrtim, si dhe në veprimtarinë e tyre në tërësi, të kultivojnë tek shtetasit besimin se drejtësia do të jepet bazuar në ligj, në mënyrë të barabartë për këdo dhe brenda një afati kohor sa më të arsyeshëm, përfundon deklarata e Komiteti Shqiptar të Helsinkit.
(d.b/BalkanWeb)