E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, ja koalicioniqeverisës: PDK, AKRLista Rugova e pakicat

PRISHTINË- Duke iu referuar burimeve të sigurta, RTK ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AKR-së. Sipas një zyrtari të lartë të PDK-së, të cilit i referohet ky medium, koalicioni sigurisht do të përfshijë Listën “Ibrahim Rugova” si dhe minoritetet.

Sipas RTK-së, kjo i bie që koalicioni do të ketë mbështetjen e 65 deputetëve: PDK ka 34 deputetë, AKR ka 8, minoritetet 22 deputetë (pa partinë e Rada Trajkoviqit), si dhe një deputet nga Lista “Ibrahim Rugova”, që është Ukë Rugova.

Ndërsa në orët e pasdites kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të PDK-së ku i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike. Sipas RTK-së, pritet që marrëveshja për koalicion të formalizohet deri në fund të javës.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›