E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i organeve EULEX falenderon Haxhinaston

Prishtine 9 shkurt NOA 8211 Zv/kryeministri dhe njekohesisht ministri i Puneve te Jashtme Edmond  Haxhinasto mori sot nje leter falenderimi nga shefi i Misionit te EULEX-it ne Kosove Xavier de Marnhac per gatishmerine e autoriteteve shqiptare per te bashkepunuar ne zbardhjen e ceshtjeve te ngritura ne raportin e hartuar nga Dick Marty.

Nepermjet kesaj letre sigurohet se EULEX eshte autoriteti i duhur dhe kur ka prova te mjaftueshme per te besuar se jane kryer aktivitete kriminale do te filloje hetimin perkates.

Nder te tjera ne leter theksohet  se EULEX inkurajon Martin per tu dhene autoriteteve te prokurorise se EULEX- it cdo informacion ose prove te cilat mund te hedhin drite mbi akuzat e ngritura ne kete raport.

Me 17 Janar 2011 nje delegacion i Prokurorise Speciale SPRKL i perbere nga prokurore te EULEX-it dhe te Kosoves zhvilluan nje takim me Prokuroren e Pergjithshme te Shqiperise. EULEX dhe Shqiperia kane shprehur gatishmerine per te bashkepunuar ne zbardhjen e ceshtjeve te ngritura ne raportin e z. Marty perfundon letra ne fjale.

n.e/NOA

Lajme te ngjashmeEULEX leter Haxhinastos per bashkepunimin per zbardhjen e trafikut te organeveHaxhinasto-Mujezinovic Hapat per integrim ne BENishani pret kreu e drejtesise se EULEX-itPDU Geixh e Marti hienat qe po sulmojne ShqiperineHaxhinasto ne Sarajeve Te krijojme nje rajon pa kufij LidhjeEULEX Haxhinasto Marti

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›