E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Serbia, nuk do të futet në konflikt

Pas aksionit të forcave policore të Kosovës, për futjen nën kontroll të pikave kufitare në veri të vendit, presidenti serb, Boris Tadiç ka kritikuar veprimin, por ka thënë se Serbia nuk do të futet më në konflikt.

"Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve të tjera të dhunës, përfshin rreziqe të jashtëzakonshme”, ka thënë Tadiç në Pragë.

“Në Serbi, ka parti politike dhe individë që besojnë se tani ekziston nevoja për të hyrë në konflikt, për të filluar luftëra të reja dhe dhunë të re”, është shprehur presidenti serb.

Tadiç, tha se “është thellësisht i bindur”, se shumica e qytetarëve serbë nuk mbështesin thirrjet për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. “Nuk duhet të biem sërish në kurthin, në të cilin shteti ynë pati rënë gjatë viteve 90-të”, ka thënë Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›