E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët themelojnë kuvendin e krahinës autonome të Kosovës e Metohisë

ZVECAN- Përfaqësues të serbëve të veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të Kosovës e Metohisë.

Kryetari i komunës së Zveçanit Momçilo Gvozdic i ka thënë Betas se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri e as shefi i qarkut pasi që ata kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin.

Vendimin për këtë, me shumicë votash, e ka marrë trupi koordinues.
(m.a/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›