Raporti i RISHM-i: Gjendja e minierës duke u përkeqësuar

Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave (RISHM), ka publikuar raportin për minierën e Bulqizës, pas inspektimit të zhvilluar ditën e djeshme.
RISHM-i në raportin e tij thekson se sasia e ajrit, është poshtë normës së parashikuar dhe se oksigjeni në nivelin e 14-të të minierës, është poshtë normave të lejuara.
“Në minierë ka munguar kontrolli i specialistëve. Gjendja e minierës është duke u përkeqësuar. Ndërperja e punës do të sjellë pasoja, po ashtu ndërperja e punës do të rrezikojë jetën e punëtorëve”, thuhet në raportin e RISHM-it.
Ndër të tjera, Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, në raportin e tij vlerëson se mospërputhja e ujit prish makineritë.
Ditën e djeshme, katër inspektorë të RISHM-it kanë inspektuar nga afër gjendjen e minierës së Bulqizës, ku prej 17-të ditësh vijojnë grevën e urisë 13 minatorë.
Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët kanë inspektuar nga afër gjendjen brenda galerisë.
Inspektimi i fundit i minierës së Bulqizës ishte bërë në muajin mars.