E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi ne Leposavic eshte nderprere - Barrikadat ne veri vazhdojne

Rezultatet e dala nga takimi i sotem ne Leposavic pritej te ishin vendimtare nese serbet e veriut do te pajtoheshin me heqjen e barrikadave dyjavore ne arteriet kryesore rrugore drejt dy pikave doganore Bernjak dhe Jarinje ne veri te Kosoves per menaxhimin e te cilave tashme KFOR-i ka arritur nje marreveshje me qeverine e Kosoves dhe ate te Serbise. Mirepo deklaratat paraprake te perfaqesuesve te serbeve te veriut se largimi i barrikadave pritej te behej sot mbeten vetem verbale sepse sesioni i perbashket i krereve te komunave paralale ne veri te Kosoves i paralajmeruar per oren 12-te por i filluar me 45 minuta vonese u nderpre pas dhjete minutash sic u tha per shkak se nuk ka kritere ligjore per mbajtjen e tij dhe ngaqe ne takim nuk merrnin pjese perfaqesuesit te Zubin Potokut.

Sipas zedhenesit te Kfor-it ne Prishtine Hans Dieter Wichter. Me sa duket duhet pak me shume kohe qe te rregullohen gjerat ne veri dhe nisur nga situata e komplikuar ne kemi mirekuptim per vazhdimin e diskutimit. Ne nuk veme kushte kohore. E rendesishme eshte per ne rruget ose jane te hapura ose jane te kalueshme dhe KFOR-i mund te levize lirshem ne veri. Aktualisht kemi pershtypjen se gjendja eshte e qete te pakten nderkohe dhe krahas diskutimeve ne veri nuk ka ndonje potencial agresioni i cili do mund te shperthente ne akte te dhunshme tha per Dojce Vele-n zedhenesi Vihter.

Vihter Te perdoret cdo mjet per zgjidhje konflikti ne menyre paqesore

Para fillimit te takimit perfaqesuesit e Partise Demokratike te Serbise me ane te nje deklarate per shtyp kane thene se marreveshja e arritur me Kfori-n paraqet pranimin e aplikimit te Planit te Ahtisarit nga ana e qeverise se Serbise e cila bie ndesh me rezoluten 12/44. Kryetari i komunes se Leposaviqit Slavko Stefanoviq u ka thene gazetareve se takimet do te jene te ndara ne cdo komune ndersa koha ende nuk dihet. Ndersa serbet vazhdojne te qendrojne ne barrikada ne Zubqe te Zubin Potokut dhe ne afersi te Leposaviqit si dhe ne Rudare te Zvecanit.

Sipas zedhenesit Vihter Barrikada me e madhe vazhdon te jete ne Rudare dy te tjera jane ne ane te rruges ndersa te tjerat ne Zvecan Leposavic dhe ne Zubin Potok jane te kalueshme ne njeren ane por ato mund te raktivizohen ne cdo kohe. Mirepo per momentin duhet te kemi durim dhe vazhdimisht po perpiqemi te qetesojme situaten. Dhe edhe pse perdite ka tensione te reja ia vlen te perpiqemi dhe te shfrytezojme cdo mundesi per te zgjidhur konfliktin ne menyre paqesore.

A krahasohet pozita e shqiptareve ne Serbine e Milloshevicit me serbet ne Kosoven e sotme

Serbet ne veri kundershtojne shtrirjen e institucioneve te Kosoves edhe ne veri. Millorad Aksentijevic 75 vjec nga barrikadat ne Rudare te Zvecanit thote se Qe nga Lidhja e Prizrenit shqiptaret asnjehere nuk e ka pranuar Serbine si shtet. E pse Kosova pret qe serbet ta pranojme Kosoven. Shqiptaret per 15-te vjet kane bojkotuar zgjedhjet ne Serbi. Gjerat kthehen heredokur dhe kjo eshte kthyer tani Dikur jetonim bashke. Cka na mungoi derisa nuk eshte perzier politika ne popull Kjo do tacutena sjell serish deri te gjakderdhja....

Perderisa Fadil Begolli nga Mitrovica mendon se shumica e serbeve te veriut nuk e do nje situate te tille Kurkund serbet se kane ma mire se nacuteKosove e me ne. Por por kjo eshte ceshtje politike. Sepse banoret serbe me te cilet kemi bashkejetuar deri dje me mujt me i liru prej kesaj pjeses se ekstremisteve e radikaleve te cilet i paguajne trefish kreret e tyre per tacutemanipuluar me popullin ketu per dy ore qetesohet gjendja dhe fillon nje jete e re. E prapeseprape me mire iu bjen serbve sesa ne te tjereve se ne Kosove privilegjet ma te medha si popull i ka komuniteti serb. Ne jemi deshmitare vet.

Serbet e veriut ne barrikada e kundershtojne zbatimin e masave te reciprocitetit ne fushen e tregtise ndaj Serbise e cila nuk pranon vulat e Republikes se Kosoves dhe refuzon hyrjen dhe qarkullimin e mallrave neper territorin e vet. Rebelimii turmes se protestuesve pas dergimit te Njesive Speciale te Policise se Kosoves dhe perpjekjeve te qeverise se Kosoves per venien nen kontroll te dy pikave doganore ne veri la nje te vrare dhe dhjetera te plagosur me cacuterast nga serbet e rebeluar u dogj edhe pika kufitare ne Jarinje. Ndersa takimi i sotem i perfaqesueve serbe ne Leposavic vjen pas arritjes se marreveshjes ne mes te KFOR-it Prishtines dhe Beogradit per menaxhimin e kufijve veriore te Kosoves dhe zbutjen e tensioneve ne veri.

AutorAjete Beqiraj

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›