E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi/ Automjetet e Xhandarmërisë për kontrollin e trazirave shfaqen në qendër të Beogradit ditën e zgjedhjeve

Disa automjete të Xhandarmërisë serbe, të projektuara për kontrollin e trazirave dhe shpërndarjen e demonstruesve, u panë të dielën në qendër të Beogradit, ndërsa vendi po zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

serbi

Automjetet u filmuan në kryqëzimin e rrugëve Kneza Miloša dhe Kralja Milana, pranë sheshit London, teksa lëviznin në drejtim të Terazijes. Ato u lejuan të kalonin përmes një bllokade policore, e cila kishte ndërprerë trafikun në rrugën Kneza Miloša.

Lexues të medias N1 raportuan gjithashtu se më herët gjatë ditës kishin parë një kolonë me rreth 20 automjete të Xhandarmërisë, që po udhëtonin drejt Beogradit në autostradën Beograd–Nish.

Automjete të ngjashme u përdorën gjatë protestave në Novi Sad në verën e vitit 2025, kur efektivët e Xhandarmërisë i vunë në përdorim për të larguar demonstruesit nga bulevardet kryesore dhe rrugët e gjera.

Serbia po zhvillon të dielën, më 25 tetor, zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri më tani, procesi i votimit është shoqëruar me pjesëmarrje të lartë të votuesve, si dhe me raportime të shumta për incidente dhe parregullsi në qendrat e votimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›