4 korriku, Bumçi uron Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme z. Aldo Bumçi i dërgoi sot një telegram urimi sekretarit amerikan të shtetit, z. John Kerry me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Në mesazhin e zotit Bumçi, thuhet:
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më miqësore.
Në këtë ditë të veçantë për popullin mik amerikan, gjej mundësinë, Zoti Sekretar i Shtetit, të konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, duke u karakterizuar nga fryma e bashkëpunimit miqësor dhe partneritetit të ngushtë. Ne ju falenderojmë sinqerisht për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që na keni ofruar, duke filluar nga formimi i shtetit shqiptar e deri sot në përballjen e sfidave për forcimin e demokracisë. Shqiptarët ju mbeten shumë mirënjohës, duke besuar plotësisht tek vlerat që ndajmë së bashku.
Falë përpjekjeve të përbashkëta janë bërë hapa të rëndësishëm përpara në kuadër të forcimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. Shqipëria mbetet e angazhuar seriozisht për një rol konstruktiv dhe moderator në arenën rajonale duke kontribuar aktivisht në integrimin sa më të shpejtë të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike”.
(BalkanWeb)