E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Jeremiç nuk fiton në zgjedhjet për nënkryetar të partisë

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç është i vetmi që nuk ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet për nënkryetar të Partisë Demokratike (DS).

Në mbledhjen e Kuvendit të 14-të zgjedhor të kësaj partie, i vetmi që nuk ka fituar vota të mjaftueshme është Vuk Jeremiç ndërsa pesë kandidatët e tjerë Dragan Gjilas, Bojan Pajtiç, Dushan Petroviç, Jelena Trivan dhe Dragan Shutanovaç, kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e nënkryetarit të kësaj partie.
 

Siç dihet, në këtë Kuvend zgjedhor kryetari aktual i Partisë Demokratike, Boris Tadiç, njëherësh presidenti aktual i Serbisë, është rizgjedhur kryetar i kësaj partie pa pasur një rival.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›