E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi Monetar kredi te re per Greqine

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i miratoi Greqisë një kredi tjetër të menjëhershme në nivelin e 2,5 miliardë eurove. Zëvendësdrejtori i FMN-së, Murilo Portugal, tha në Uashington se, Greqia e futur thellë në borxhe ka ndërmarrë korrektura impresionuese në financat e saj publike. Ajo është në rrugë të mirë që të përmbushë kushtet e përcaktuara me programin shpëtimtar në maj të këtij viti. Në fillim të këtij viti, Greqia ishte në një pozicion që rrezikonte jo vetëm të falimentonte si shtet, por edhe të fuste të gjitha vendet e Eurozonës në një pikëpyetje të madhe financiare. Në maj asaj iu ofrua një paketë shpëtimtare me 110 miliardë dollarë, në këmbim të së cilës qeveria ndërmori masa shumë të ashpra përmes reduktimit të shpenzimeve publike, masa që janë kundërshtuar dhe kundërshtohen me forcë nga grekët, që kanë organizuar vetëm këtë vit 5 greva të përgjithshme që kanë paralizuar vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›