E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi-Kosove ne nentor zbatimi i pakteve


Grupet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, në takimin e ndërmjetësuar nga BE në Bruksel, kanë rënë dakord për datat e zbatimit të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale.

Lajmi bëhet i ditur në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga qeveria e Kosovës, në të cilën thuhet:

“Lidhur me marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit kadastral, ekspertët e të dyja vendeve kanë rënë dakord që më 20 nëntor 2011 të aprovojnë planin për implementimin dhe zbatimin e plotë të saj”.

Me këtë marrëveshje, sqarohet në komunikatë, Serbia detyrohet të kthejë dokumentet kadastrale të marra nga Kosova gjatë luftës.

Ndërsa, Kosova detyrohet të kompletojë sistemin e vet kadastral, si dhe të zgjidhë cështjet kontestuese kadastrale konform Kushtetutës së saj dhe standarteve evropiane.

Po sipas njoftimit të qeverisë, në takimin për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, mes Kosovës dhe Serbisë janë përafruar qëndrimet rreth planit të zbatimit.

“Qeveria e Kosovës në këtë takim konfirmoi se i ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohet në komunikatë.

“Po ashtu, u konfirmuan përgatitjet që më 1 nëntor në Kosovë të fillojë zbatimi i asaj pjese të marrëveshjes që parashikon heqjen nga përdorimi të targave ilegale të automjeteve dhe zëvendësimin e tyre me ato legale”, vijohet më tej në dokumentin qeveritar.

Kosova nisi dialogun për cështjet teknike me Serbinë në muajin mars të këtij viti. Që atëherë, nën ndërmjetësimin e BE-së, janë arritur pesë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka mbetur në ngërc.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ish-diplomati britanik, libër për Kosovën
McShane, një nga politikanëve më të angazhuar britanikë në shumë aspekte të politikës evropiane dhe ballkanike, është një thirrje pasionante për politikanët evropianë për t’i riangazhuar në Ballkanin perëndimor, përpara se rajoni të harrohet sërish. KFOR-i nuk arrin të heqë barrikadat
Pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken janë përpjekur që të heqin edhe barrikadën në afërsi të Rudares, por pas 30 minutash janë kthyer sërish në bazë.
KFOR-i, ndërhyrje nëse nuk largohen barrikadat
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë. Limaj, zgjatet arresti i shtëpisë
Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë të tjera. EULEX zgjeron hetimet për “25 korrikun”
Prokurorët e misionit EULEX kanë deklaruar se kanë zgjeruar hetimet lidhur me incidentet e 25 korrikut në veri e më vonë.

Lajmet kryesore

Anija e mbytur, ndërpriten kërkimet
Asnjë gjurmë nga 8 marinarët e zhdukur
Parandalimi i borxhit
Dy të vdekur në dy aksidente rrugore
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›