E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aldo Bumci i kerkon Vatikanit Mesharin e Buzukut

Vatikan 22 tetor 2011 NOA ndash Gjate vizites ne Seline e Shenjte te Vatikanit ne kuader te 20-vjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve ministri i Turizmit Aldo Bumci i kerkoi drejtuesit te Bibliotekes se Vatikanit qe ktheje ne Tirane librin e pare te shkruar ne gjuhen shqipe Mesharin e Gjon Buzukut i cili gjendet ne Biblioteken e Vatikanit.
Kete kerkese Bumci e beri ne kuader te kremtimit vitin e ardhshem te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.
Gjate kesaj vizite nje nga figurat me te larta te Selise se Shenjte dekani i kolegjit te kardinaleve Kardinal Sodano mbajti nje meshe ku merrte pjese edhe ministri i Turizmit Aldo Bumci Kardinali Ivan Dias nunsi i pare apostolik ne Shqiperi si dhe Arqipeshkvi i Metropolit imzot Rrok Mirdita e Ipeshkvi i Sapes imzot Luccan Agustini.
Po keshtu ne meshe moren pjese edhe edhe nje numer i madh ambasadoresh te akredituar ne Vatikan si dhe figura te njohura te komunitetit arberesh.
Ne fjalen e tij Ministri Bumci vleresoi se marredheniet e Shqiperise me Vatikanin ishin te hershme se paku 1800 vjecare.
Vatikani iu gjend prane shqiptareve ne oret me te veshtira te historise sone kombetare duke mbeshtetur gjuhen kulturen pavaresine dhe lirine e shqiptareve theksoi Bumci duke u ndalur edhe ne historine frymezuese te fese dhe besimeve ne Shqiperi.
Lavdia e besimeve fetare ne Shqiperi u shfaq si gjate diktatures ku kleri i te gjitha besimeve Mysliman Bektashi Ortodoks dhe Katolik u perball me persekutimin me te madh te epokes moderne dhe me qendresen e tyre ata krijuan shembuj moral per brezat e ardhshem ashtu dhe me harmonine e shkelqyer fetare qe ekziston ne Shqiperi u shpreh ministri i Turizmit.
Gjate vizites ne Vatikan ministri Bumci u takua me homologun e tij Kardinalin Ravasi i cili vleresoi marredheniet mes Selise se Shenjte dhe Shqiperise duke bere me dije se do te vizitonte se shpejti Tiranen si pjese e nje projekti qe nxiste dialogun ndermjet kishes dhe shoqerise.
Gjate takimit kardinali Rivazi vleresoi harmonine fetare qe ekziston ne Shqiperi dhe shprehu interesin e Vatikanit per te nxitur dialogun nderfetar ne nivel boteror.
Ministri Bumci zhvilloi edhe nje takim me At. Caesar Atuire shef i Entit Turistik te Vikariatit te Romes Opera Romanna Pellegrinaggi qe eshte organizata me e madhe e udhetimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar e cila i sherben rreth 900 000 mije turisteve ne vit duke u ofruar destinacione qe mbartin keto vlera.
Per shkak te pasurise se madhe shpirterore dhe harmonise tone fetare Shqiperia eshte perzgjedhur si vend pushimi ne rruget antike qe te cojne ne token e shenjte.
mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›