E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia premiere ne Torino e Milano

Milano 22 tetor 2011 NOA ndash Filmi Amnistia i regjisorit shqiptar Bujar Alimani do te shfaqet javen e ardhshme ne Torino dhe Milano.
Filmi Amnistia me protagoniste aktoren Luli Bitri eshte zgjedhur se fundmi te perfaqesoje kinematografine shqiptare ne konkurimin per cmimin Oscar ne kategorine e filmit te huaj.
Amnistia udheton drejt publikut te dy qyteteve kryesore te Italise pas pjesemarrjes ne pranveren e ketij viti ne disa festivale te filmit neper bote ku eshte vleresuar nga publiku e kritika.
Nder cmimet e marra renditen cmimi C.I.C.A.E ne Festivalin e Berlinit si dhe ai Cineuropa i marre ne Festivalin e Kinemase europiane te Leces.
Prezantimi i filmit ne Milano e Torino do te organizohet nga Qendra e Kultures Shqiptare.
Amnistia do te shfaqet ne Torino te shtunen me 29 tetor 2011 ora 19.00 ne
Cineporto ndersa ne Milano te henen me 31 tetor 2011 ora 18.00 ne Cinema Gnomo. Ne aktivitetet qe do te drejtohen nga gazetari Benko Gjata do te marrin edhe konsulli shqiptar ne Milano Gjon Coba gazetari Roland Sejko si edhe kritike te artit kinematografik Vittorio Sclaverani dhe Paola Assom.
Takimet shenojne edhe nje bashkepunim te rendesishem mes disa subjekteve dhe organizatave te sektoreve te kultures nder te cilat Shoqata e Kineasteve te Torinos IPSIA dhe Acli dhe realizohen me patronazhin e Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Milano te Rajonit te Lombardise Bashkise se Torinos dhe te Federates se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe.
mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›