E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija e mbytur nderpriten kerkimet


Fregata turke "TCG Barbaros" ka ndërprerë kërkimet në det për 8 të zhdukurit në aksidentin ujor.

Fregata turke ëshët futur për furnizim në portin e Durrësit mëngjesin e së dielës.

"TCG Barbaros" do të bëjë dhe pastrimin e pajisjeve nga ndotjet gjatë kërkimit për 8 të zhdukurit.

Nuk ka asnjë gjurmë nga marinarët e zhdukur në det pas përplasjes së anijes së tyre me tragetin "Ankara".

Të mbijetuarit

Të vetmit e mbijetuar nga kjo tragjedi janë kapiteni i anijes Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal. Kapiteni 38-vjecar ende i tronditur flet për goditjen fatale që solli mbytjen brenda 2 minutash të anijes dhe përpjekjet për të veshur jelekët e shpëtimit, ndërsa pjesa më e madhe e ekuipazhit ishte në gjumë.

Biseda me kapitenin ndërpritet nga një telefonatë e gjatë me pronarin e anijes të cilit i raporton mbi tragjedinë dhe humbjen e shokëve të ekuipazhit.

Gjithcka ndodhi shumë shpejt dhe kapiteni i anijes i shmanget pyetjes mbi identifikimin e mjetit që lundronte pranë tyre. Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasën rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit.

Anija turke “Reina 1” me ekuipazh turk dhe flamur maltez ishte nisur nga Rusia me destinacion portin e Barit në Mal të Zi, ku ishte parashikuar të mbërrinte ditën e enjte. 8 persona te tjere rezultojne te zhdukur, ndersa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndonëse pak gjasa ka për të mbijetuar të tjerë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Dy të vdekur në dy aksidente rrugore
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i doganës në Tiranë. Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë. Vrasja, të afërmit: U qëllua i lidhur me pranga
Të afërmit e 33-vjecarit Endri Bejta që humbi jeten ne konfliktin e ndodhur ne ambientet e Gjykates se Lezhes, kane pretendimin e tyre, se ai humbi jeten gjate kohes qe ishte i lidhur me pranga.
Vrasja në Tiranë, përcaktohet identikiti i autorit
Disa orë pas vrasjes së 62-vjecarit Rrapo Sinanaj, policia publikon të dhenat mbi të dyshuarin kryesor të këtij krimi, i cili është një i ri rreth moshës 28-30 vjec, brun dhe trup mesatar i mbushur. Familja Hoxha: Protestë për drejtësi
Zvarritja për 16 vjet e zbardhjes së fatit të biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha dhe mosekstradimi në Shqipëri nga Britania e Madhe njërit nga të dyshuarit për vrasjen e tij, Ilir Kumbaro, ka shtyrë familjarët dhe shumë qytetarë të protestojnë tek Ambasada Britanike në Prishtinë.

Lajmet kryesore

Parandalimi i borxhit
Opozita dhe maxhoranca propozojnë ndërhyrje ligjore
Dy të vdekur në dy aksidente rrugore
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›