E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi Nacionalisti Nikolic fiton zgjedhjet presidenciale

Ne Serbi kandidatit nacionalist serb Tomislav Nikolic fitoi zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit aktual Boris Tadic. Sot pritet te shpallen rezultatet zyrtare te zgjedhjeve.  Zoti Nikolic tani duhet te emeroje nje kryeminister por kjo detyre eshte veshtiresuar sepse megjithese Partia e zotit Nikolic fitoi me shume vota demokratet e partise se zotit Tadic kane rene dakord per nje aleance me socialistet qe do tu siguronte shumicen ne parlament.

Qendra per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci nje organizate e pavarur sondazhesh tha se zoti Nikolic ka fituar 49.4 per qind te votave ndersa kandidati pro Bashkimit Evropian Tadic mori 47.4 per qind.

Mbreme ne Beograd perkrahesit e zotit Nikolic valeviten flamuj serbe dhe hodhen parulla kunder zotit Tadic.

Jam shume e lumtur. Nuk e di sesa kohe kisha qe nuk isha kaq e lumtur. Kemi pritur gjate per kete moment.

Kjo eshte fitore e vertete. Ai fitoi edhe ne zgjedhjet parlamentare. Por ata na  e hoqen nga duart ate fitore. Votuesit treguan se duan nje serb te vertete per te drejtuar vendin. Dhe me ne fund ai qe na mashtroi per tete vjet qe foli keq per ne dhe na la pa nje cope buke po iken thote Momir Ivanovic.

Zoti Nikolic tha se rruga e Serbise nuk do te ndryshoje.

Serbia nuk do ta ndryshoje rrugen drejt Bashkimit Evropian. Serbia do qe te mbroje popullin e vet ne Kosove. Keto zgjedhje nuk ishin referendum per personin qe do te udheheqe Serbine drejt Bashkimit Evropian. Ne na duhej te zgjidhnim problemet e brendshme qe krijoi Partia Demokratike dhe Boris Tadic.

Zoti Tadic shprehu urimet e tij per zotin Nikolic duke e quajtur fitoren e tij te merituar.

Per tete vjetet e fundit une isha pergjegjes per cdo njeri cdo humbje vendi pune cdo situate dramatike qe kalonte Serbia dhe me duhet te them qe nuk ishte e lehte. Shpresoj qe Tomislav Nikolic te gjeje me shume mirekuptim per detyrat presidenciale.

Rezultati i zgjedhjeve eshte nje shenje e renies se terheqjes se Bashkimit Evropian qe eshte perfshire nga kriza e borxheve dhe pakenaqesia e votuesve me ekonomine e dobet te Serbise. Megjithese Nikolic thote se i ka ndryshuar pikepamjet ne favor te Bashkimit Evropian mendohet qe ky ndryshim te kete qene nje manover per te marre me shume vota. Nikolic ka lidhje te ngushta me Rusine.

Rezultati i zgjedhjeve mund te percaktoje edhe rrugen qe do te ndjeke Serbia me fqinjet dhe ish-rivalet e luftes perfshire Kosoven. Zoti Tadic kishte marre nje qendrim me pajtues ndaj Kosoves. Ndersa Nikolic ka thene se do te braktiste rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian nese kjo rruge do te nenkuptonte qe Serbia te hiqte dore nga pretendimi mbi Kosoven dhe ka krijuar nje aleance me partine kunder BE-se te ish-kryeministrit Vojislav Kostunica.

Problemi me i madh per Tadicin ishte renia ekonomike dhe korrupsioni mes elites. Populizmi i Nikolicit beri jehone tek votuesit te cilet vleresuar kritikat e tij ndaj padrejtesise sociale dhe korrupsionit ne Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›