E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në 63 numri i të vrarëve në Jemen

Sipas raporteve nga Jemeni, të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, teksa një person i veshur me uniformë ushtarake hodhi vetën në ajër në mesin e provave për paradën e së martës në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, te organizuar me rastin e Ditës së Unitetit Kombetar.

Gjatë sulmit vetëvrasës ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes së Jemenit dhe shefi i shtabit, por shpëtuan nga sulmi pa u lënduar, bënë të ditur burimet brenda ushtrisë.

Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Kaida, e cila nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënim kryesor për sigurinë, jo vetëm në rajon por edhe me gjerë.

Militantët e këtij rrjeti thuhet se kanë shkaktuar jostabilitet në Jemen për t`ia krijuar vetes një bazë në shtetin e paralizuar që nga 2011-ta, kur nga pushteti u largua presidenti, Ali Abdullah Saleh. Parakalimi ushtarak ishte parashikuar të mbahet të marten, për të shënuar Ditën e krijimit të shtetit jemen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›