Rusi, Putin publikon emrat e kabinetit qeveritar

Presidenti rus Vlladimir Putin, ka publikuar sot emrat e kabinetit të ri qeveritar që është dominuar nga aleatët e tij.
Sipas listës së shpallur, zëvendëskryeministri i parë është Igor Shuvalov që do të mbajë postin për politika të përgjithshme ekonomike.
Ministri i Financave Anton Siluanov, ministeë i mbrojtjes, Anatoli Serdjukov etj.
Një nga fytyrat e reja në kabinet është Arkadi Dvorkoviç, i cili vjen si një nga shtatë zëvendëskryeministrat e kabinetiti.
Ish-presidenti dhe kryeministri aktual Dimitri Medvedev kishte premtuar ndryshim substancial në kabinet.
Putin më 7 maj filloi mandatin e tij të tretë si president pas zgjedhjeve që shkaktoi protesta masive kundër sundimit të tij të vazhdueshme.