E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Parlamenti debaton për Srebrenicën

Parlamenti serb, në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka filluar debatin mbi kërkesën ndjesë apo jo për vrasjen e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.
Ky debat do të nxjerrë në pah edhe përpjekjet e Beogradit për të pranuar tmerret e kryera në emër të serbëve gjatë luftërave të viteve ´90, që shumë serbë ende i mohojnë.
"Rezoluta e Srebrenicës është e domosdoshme për t´u diskutuar në parlament pasi me këtë Serbia kërkon të tregojë dëshirën tonë për pajtimin rajonal dhe të demonstrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit´´, deklaroi javën e kaluar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç.
Projektrezoluta shpreh keqardhjen për viktimat dhe kërkon ndjesë që nuk u bë aq sa duhej për të parandaluar masakrën por nuk e njeh atë si gjenocid. Ajo kërkon gjithashtu që dhe vendet e tjera të ish-Jogusllavisë të miratojnë rezoluta që dënojnë krimet kundër serbëve.
Pak muaj përpara mbarimit të luftës që solli shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët e Bosnjës të komanduar nga gjenerali Ratko Mladiç vranë rreth 8 000 myslimanë boshnjakë nga qyteti i Srebrenicës, që u rrethua dhe u shkatërrua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›