E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi: Qëndrimi i Prishtinës duhet të zbutet

(E plotësuar) Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlloviq, tha se pengesë kryesore në dialogun Serbi – Kosovë, është qëndrimi i fortë i Prishtinës.

“Prishtina nuk dëshiron të japë disa fuqi ekzekutive për Asociacionin e Komunave serbe, që do të mundësonin ekzistencën serbe në Kosovë”, tha Mihajlloviq, dhe shtoi se “mendon se kjo është pengesa kryesore”.

Mëtutje, ai i tha agjencisë Reuters në Beograd se “qëndrimi i linjës së fortë i Prishtinës, duhet të zbutet me qëllim që të arrihet paqja jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin”.

Sipas tij, në ditët e ardhshme, të dy palët do të konsolidohen dhe dialogu do të vazhdoj.

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë tha se “roli vendosës i BE-së dhe SHBA-ve duhet të rezultoj me vazhdim të dialogut dhe përpjekje serioze që të dy palët të sillen më afër marrëveshjes”.

Këto komente u bën pasi bisedimet e mbrëmshme ndërmjet kryeministrave të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, përfunduan pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje./Indeksonline/

-----

“ Vuçiç ishte një pjesëmarrës i ri në bisedime, ai nuk ishte i përgatitur për realitetin në Kosovë, i duhet akoma kohë për tu përshtatur dhe për të hequr dorë nga ideja e Sheshelit”, ka thënë Kryeministri Thaçi, mbrëmë pas takimit në Bruksel.

Deklaratat e Thaçit, nuk i pëlqyen Aleksandër Vuçiçit, por ky i fundit tha se nuk do të përgjigjet me të njëjtën gjuhë fyese si të Thaçit.

“Nuk do të përgjigjem me fjalë të shëmtuara sikur Thaçi , ngase atij më së miri i shkojnë ato”, citohet të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe.

Mbrëmë , në raundin e tetë të bisedimeve në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiç kishin ngritur tonet. Ky i fundit i kishte thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.

Kryeministri Thaçi kishte reaguar duke thënë se, ‘mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse jo mund të dilni’./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›