E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Tadic gjobitet për përdorim alkooli në stadium

BEOGRAD - Presidenti serb Boris Tadiç dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit dhe të Federatës serbe të futbollit, u gjobitën nga një gjykatë e Beogradit me 400 euro pasi "kishin përdorur alkool në stadium, më datë 10 tetor, për të festuar kualifikimin e Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit" pas fitores me Rumaninë, njoftuan mediat serbe.
Me sjelljen e tyre, Tadiç, ministri i Sportit Snezana Samardzic-Markovic, kryetari i parlamentit Aleksandar Antic dhe presidenti i Federatës serbe të futbollit Tomislav Karadzic, kanë thyer ligjin që ndalon përdorimin e pijeve alkoolike në ambientet e stadiumeve sportive por edhe në një rreze prej një kilometri rreth tyre.
"Nuk isha i informuar se ndalohej përdorimi i alkoolit vetëm për dolli, dhe marrë të gjitha përgjegjësitë e mija", deklaroi presidenti serb një javë më parë kur u paraqit në gjykatë, duke shpjeguar se nuk synonte të përfitonte nga imuniteti.
Burime nga presidenca serbe konfirmuan për median se presidenti do ta paguajë gjobën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›