Samiti, Kina kërkon angazhime konkretë për ruajtjen e mjedisit
Ndërsa në Danimarkë vazhdon punimet samiti i thirrur nga Kombet e Bashkuara, Kina, si një ndër vendet më ndotëse të ambientit në planet, kërkon nga vendet e zhvilluara pjesëmarrëse në konferencën e klimës në Kopenhagen, që të tregojnë sinqeritet dhe vullnet politik me angazhime konkrete për ruajtjen e mjedisit. Ministria e Jashtme e Kinës, nëpërmjet një konference për shtyp, kërkoi që vendet e zhvilluara të ndihmojnë vendet më të prapambetura duke i transferuar atyre teknologjitë e përparuara. Sipas ekspertëve kinezë, çelësi për suksesin e konferencës ndërkombëtare për klimën, mund të arrihet duke ndjekur principet e përcaktuara në protokollin e Kiotos dhe në samitin e Balit. Ndërkaq edhe kryeministri britanik, Gordon Brown, është deklaruar për arritjen e objektivave për klimën. Ai thotë se dëshiron që udhëheqësit europianë të angazhohen për reduktim edhe më të madh të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, sesa ishte rënë dakord më parë. Brown tha se Bashkimi Europian duhet të synonte uljen e emetimeve me 30 për qind në vend të 20 për qind deri në vitin 2020.
Ndërsa Autoriteti për mbrojtjen e mjedisit në SHBA, EPA, i ka kategorizuar zyrtarisht si të dëmshme gazet shkaktare të efektit serë. Kjo i hap rrugën qeverisë së Presidentit Obama të kufizojë emetimin e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjerë të dëmshme për klimën edhe pa miratimin e Kongresit. Megjithatë duket se qeveria nuk do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Një zëdhënës i Obamës tha, se edhe pas vendimit të EPA-s, Presidenti vazhdon të synojë miratimin e një ligji për luftimin e ndryshimit të klimës. Në Kongres negociatat për këtë ligj ecin shumë ngadalë.
Ndërkaq Ministri gjerman i Mjedisit, është i mendimit, se në samitin e OKB-së për klimën në Kopenhagen do të shënohen rezultate konkrete dhe nuk do të ketë vetëm deklarata të përgjithshme. Sipas tij në samit, po vihet re, një dinamikë pozitive. Konferenca për klimën e cila do të vazhdojë punimet deri në 18 dhjetor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 192 shtete, u hap me thirrje insistuese për të luftuar bashkarisht me vendosmëri ngrohjen globale.