E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak/ 200 vrarë e 182 të plagosur nga sulmet me bombë

Si pasojë e një sërë sulmesh me bombë të regjistruara gjatë orëve të fundit në Irak, të paktën 200 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 182 të tjerë, bëjnë të ditur burime zyrtarë nga Bagdati, kryeqyteti iraken, ku edhe u regjistruan sulmet. Atentati i parë ndodhi në një rajon policie në rajonin Dora, një lagje me popullsi kryesissht sunite. Ndërsa 4 sulme të tjera ndodhën në godina të tjera zyrtarë brenda pak minutash. Që të gjithë sulmet kishin si objektivë të tyre, ndërtesa qeveritare dhe universitete. Në muajin tetor, si pasojë e sulmeve të koordinuara me bomba u vranë të paktën 155 persona dhe u plagosën qindra të tjerë po në Bagdad. Megjithatë nga statistikat e dhëna nga qeveria irakene bëjnë të ditur se në përgjithësi dhuna ka pësuar rënie gjatë 18 muajve të fundit. Sulmet me bomba të së martës, tronditën banesat në mbarë kryeqytetin. shpërthimet e së martës tronditën vendin dhe kanë provokuar edhe dëme të mëdha materiale. Ndërtesat zyrtare që ndodhen pranë shpërthimeve, përfshijnë ministrinë e Brendshme, ministrinë për Çështjet Sociale, një universitet dhe Institutin e Arteve. Nga të tjera sulme, të paktën 8 persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, humbën jetën në një shkollë në Bagdat, të hënën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›