Kinë, vriten 8 nxënës nga ikja e rrëmujshme në shkallët e shkollës
Si pasojë e një ikjeje të rrëmujshme në shkallët e një shkolle në provincën Hunan të Kinës, janë vrarë të paktën 8 nxënës dhe janë plagosur 26 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore kineze. Njëri prej nxënësve ka rënë nga një lartësi e madhe nga shkallët, duke bërë që shumë të tjerë të humbasin ekuilibrin dhe të shkaktohet një ikje e rrëmujshme me pasoja fatale. Nxënësit, e shkollës së mesme Yucai , sapo kishin përfunduar orët e mësimit të pasdites, bën të ditur agjensia e lajmeve xinhua. Po sipas këtij burimi, aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 21.10, në qytetin Xiangtan, kur disa nxënës u gjendën në një shkallën e shkollës private pasi kishin përfunduar mësimin më herët nga ç'ishte parashikuar. Disa nxënes që ndodheshin në fillim të grupit, janë rrëzuar dhe të tjerët duke dashur të largohen, i kanë shtypur ata, saktëson agjensia e lajmeve Kina e re. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për këtë çështje, ndërsa raportohet se shkollat kineze kanë mangësi në çështejt e sigurisë. Nxënësit e plagosur janë dërguar në spital.