E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen 2 persona, i vunë gjobë 500 mijë lekë policit të bashkisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se i kanë vënë 500 mijë lekë gjobë një polici bashkiak.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Kristian Suti 22 vjeç dhe Gjergji Pëllumbi të cilët i kanë vendosur një gjobë shtetasi me inicialet R.H, me detyrë punonjës policie në bashki.
 

Sipas policisë dy të arrestuarit ishin dënuar më parë për trafik narkotikësh dhe vjedhje ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokuorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›