E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Tadic:Deklarata e Rexhepit kërcënim për luftë

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, i vlerëson si kërcënim të hapur për luftë deklaratat e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi. Një ditë më parë ministri i brendshëm kosovar deklaroi se Prishtina do të dërgonte njësitë speciale të policisë në veri të Kosovës me qëllim vënien e paqes atje dhe për këtë policia e Kosovës ka marrëveshje me EULEX-in.

Presidenti serb ka deklaruar se “institucionet e përkohshme të Kosovës do të jenë përgjegjëset e vetme për pasojat katastrofale që do t’i sillte realizimi eventual i këtyre kërcënimeve”, njoftoi kabineti i presidentit serb, citon europa e lirë.

Sipas Tadiçit, deklarata të tilla “luftënxitëse” si dhe provokimet e tjera kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e brishtë në veri të Kosovës.

Sipas medias beogradave Presidenti Tadic ka thënë se është e rrëndësishme që EULEX të hedhë poshtë deklaratën e e Rexhepit se misioni evropian mbështet një plan të tillë.

Nga ana e tij shefi i misionit EULEX, Iv de Kermabo, pas kthimit në Prishtinë nga pjesëmarrja në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se “nuk ka pasur asnjë marrëveshje lidhur me dërgimin e Njësiteve Speciale të Policisë në këtë zonë dhe se EULEX-i vazhdon të punojë me të gjitha palët drejt themelimit dhe trajnimit të një Njësiti Special Policor shumetnik”.

“Është me rëndësi që të gjitha palët e përfshira të përmbahen nga çfarëdo lloj aktiviteti që do të mund të shihej si provokim i mundshëm”, ka thënë Kermabo, citon europa e lirë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›