E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, makina përpas bicikletënvdes 42 vjecari

KORCE- Një 42 vjecar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Viktima Adriatik Gallo po udhëtonte me bicikletë kur është përplasur nga një makinë në aksin Korcë- Ersekë. Policia thotë se menjëherë pas aksidentit drejtuesi i makinës është larguar duke mos i dhënë ndihmën e shpejtë 42 vjecarit. Blutë e Korcës kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e aksidentit.
Aksidenti ndodh vetëm pak orë larg dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në akset kombëtare. Një person gjeti vdekjen në autostradën Tiranë- Durrës ndërsa dy të rinj që udhëtonin me motor u aksidentuan në fshatin Krajnë të Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›