Serbi, Tadiç në avantazh të lehtë ndaj kandidatit të opozitës
BEOGRAD- Presidenti serb, Boris Tadic ka një avantazh ndaj shefit të opoizës populiste, Tomislav Nikolic, dhjetë ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Serbi parashikuar më 6 maj, sipas një sondazhi të publikuar dje.
Tadiç u kreditua me 26,7 për qind të votave para Nikolic, ish-ultranacionalisti i konvertuar në populist konservator, me 25,7 për qind të votave, sipas sondazhit të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, cituar nga agjencia e lajmeve Beta.
Mbështetja për dy kandidatët është dobësuar në raport me një sondazh të mëparshëm nga i njëjti institut publikuar në fillim të muajit prill, sipas këtij sondazhi të realizuar më 23 dhe 24 prill me 1 400 persona.
Sipas të njëjtit burim, dy kandidatët do të përballen gjatë një turi të dytë më 20 maj, sepse asnjë nga ata nuk do të jetë në gjendje të marrë shumicën e votave.
(d.b/BalkanWeb)