Bashkia Tiranë: Parkingu në sheshin "Italia", ja skema e qarkullimi të mjeteve
TIRANË- Drejtoresha e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, znj. Nerejda Hoxha, sqaroi sot mbi skemën e re të qarkullimit, si rrjedhojë e fillimit të punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi "Italia".
"Me fillimin e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi "Italia”, Bashkia e Tiranës do të vërë në zbatim një skemë të re të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë. Sheshi “Italia” do të jetë i bllokuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve. Mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit "Qemal Stafa", në rrugën “Dervish Hima”, për t'u lidhur pastaj me rrugën e “Elbasanit”. Rruga mbrapa stadiumit "Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë", tha znj. Hoxha.
Ndërkohë, ajo bëri të ditur se për të lehtësuar qarkullimin e trafikut, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë riparimin e rrugëve në këtë zonë si dhe do të shpërndajmë njoftimet, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për të gjithë rezidentët e zonës si edhe nëpër subjektet që kryejnë aktivitet në këtë zonë për vënien në zbatim të skemës së re.
Gjithashtu, drejtoresha e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, znj. Nerejda Hoxha, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë skemë të re të qarkullimit, që do të vihet në zbatim në Tiranë.
(el.me/BalkanWeb)