E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Tadiç: I gatshëm të marr përgjegjësinë për drejtimin e qeverisë

Boris Tadiç duket se do të jetë kryeministri i ri serb, siç informojnë mediat kosovare. Ai ka marrë mbështetjen edhe nga këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Serbisë që të pranojë postin që i është ofruar nga Partia Socialiste e Serbisë. 

Tadiç ka paralajmëruar edhe ndryshime në partinë e tij. “Jemi duke biseduar që të formojmë shumicë parlamentare. Jam gati dhe dua që të marr përgjegjësinë për ta drejtuar Qeverinë e Serbisë me kushtin që ajo të luftojë kundër varfërisë, papunësisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha kryetari i demokratëve serb, Boris Tadiç. 

Tadiç në mbledhjen e këshillit të partisë së ti ka thënë se është i gatshëm që ta udhëheq qeverinë edhe me kushtin partia demokratike në qeverinë e re të ndajë përgjegjësinë e vetë që të punoi në grup dhe që të qëndrojë në mbështetje të tij. 

Tadiç përgjegjësinë për Kosovën ia ka lënë kreut të ri të shtetit, të porsazgjedhurit Nikoliç. “Nikoliç të paraqesë planin për Kosovën dhe ekonominë”, ka thënë Tadiç gjatë fjalës së tij. Tadiç ka shtuar se nuk pret që Nikoliç të udhëheqë bisedimet teknike, por duhet që të marrë iniciativë që ta realizojë premtimin që bëri gjatë zgjedhjeve. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›