Ahmadinexhad: Pasurimi i uraniumit jo hap drejt bombës
Presidenti i iranian, Mahmud Ahmadinexhad, tha se pasurimi i uraniumit në 20 % është e drejtë e Republikës Islamike dhe jo një hap drejt armës bërthamore.
Duke folur për rrjetin televiziv France 24, Ahmadinexhad tha se fuqitë botërore dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duhet t’i sigurojnë Iranit uranium të pasuruar në 20 %, por deri më tani ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ahmadinexhad la të kuptohet se Irani mund të ndalojë pasurimin e uraniumit, nëse fuqitë botërore ofrojnë koncesione të konsiderueshme.
Megjithatë, Ahmadinexhad tha se nuk pret “mrekulli” nga bisedimet e muajit të ardhshëm në Moskë me grupin e gjashtë fuqive botërore, në lidhje me programin iranian bërthamor.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar gjashtë rezoluta që i kërkojnë Republikës Islamike të pezullojë pasurimin e uraniumit.
Ai po ashtu ka ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër Iranit, për shkak të kësaj çështjeje.
Teherani zyrtar thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore dhe se ky aktivitet hyn ndër të drejtat e një vendi sovran edhe sipas të drejtës ndërkombëtare.
(ar.si/BalkanWeb)