Serbi, Vojvodina voton për më shumë autonomi
VOJVODINE- Deputetët në provincën veriore të Serbisë, në Vojvodinë, kanë votuar për më tepër autonomi nga qeveria qëndrore në Beograd.
Deputetët e Asamblesë së Vojvodinës kanë votuar me 84 vota pro draftin i cili fillimisht u miratua në tetor të vitit të kaluar.20 zyrtarë votuan kundër, ndërsa dy përfaqësues të Lidhjes Social-Demokratëve të Vojvodinës dhe deputetët e Serbisë së ardhshme nuk morën pjesë në votim.
Sipas planit, Vojvodina do të lejohet të nënshkruajë marrëveshje me rajone të tjera, por jo me shtete.Ky vendim tani duhet të aprovohet nga parlamenti në Beograd.
Përkrahës të lëvizjes thonë se kjo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe do të krijojë një administratë më të shpejtë dhe më efektive në Vojvodinë. Kritikët këmbëngulin se autonomia më e madhe për provincën kërcënon unitetin e shtetit serb.
Vitin e kaluar që Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Dhe tani vendi është njohur nga 62 shtete të tjera.
(s.g/Bbc/BalkanWeb)