Pushojnë reshjet, përmirësohet situata në disa qytete
DURRES- Ndërprerja e reshjeve intensive të shirave paraditen e sotme është shoqëruar me përmirësim të situatës në disa qytete si Lezhë, Durrës, Fushë Krujë e Kurbin.
Deri ditën e djeshme në këta qytete, dhjetra ha sipërfaqe toke si dhe shumë banesa ishin përmbytur për shkak të shirave intensive që kanë rënë pa pushim.
Mësohet se sipërfaqet e përmbytura në këto qytete sipas autoriteteve vendore janë përgjysmuar, ndërsa shtabet e emergjencave vazhdojnë të jenë në gadishmëri.
Problematike vazhdon të jenë lagjet SMT dhe Barbullun të Lezhës, ku niveli i ujit arrin në në rreth 30 centimetra.
Ndonëse reshjet kanë pushuar uji vazhdon të jetë në të njëjtat kuota të mëparshme, në periferi të Lezhës pasi hidrovorët nuk funksionojnë.
E rënduar mbetet situata edhe në Fushë- Kuce, Lac dhe fshatin Adriatik të Mamurrasti, ku janë përmbytur dhjetra shtëpi, ndërsa niveli i ujit mbetet në të njëjtat kuota të ditëve më parë.
(s.g/BalkanWeb)