Gjenerali i ’97, Agim Shehu emërëzohet nr dy i Tatimeve
I përfolur shpesh gjatë vitit 1997 për dezertim, tashmë është rikthyer sërish në administratën shtetërore. Mësohet se Shehu do të kontrollojë shtatë drejtori rajonale tatimore, nga 15 që ka Shqipëria.
Gjenerali Agim Shehu ishte dënuar nga Gykata Ushtarake e Apelit me 8 vjet burg "dezertimit" dhe "dëmtimit të armatimit", por në vitin 2006, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen ndaj tij.
Dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm, i cili tha se i kishte dhënë lejet Shehut të largohej nga posti, ishte “varka e shpëtimit”, për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Shehu qëndroi për nëntë vite në arrati në shtetin gjerman duke marrë statusin e azilantit.