E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, betohet Nikoliç: Do ta ruaj Kosovën!

BEOGRAD - Tomislav Nikoliç ka bërë betimin si presidenti i ri i Serbisë. Në fjalimin e tij ai përmendi edhe Kosovën.

“Do të mbroj Kushtetutën, do të respektoj dhe ruaj integritetin territorial të Serbisë dhe do të përpiqem që t’i bashkoj të gjitha forcat politike në vend, që të kenë një politikë të përbashkët kundrejt Kosovës”, -ka deklaruar Nikoliç.

Ai theksoi se është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me të gjithë, “edhe me Lindjen edhe me Perëndimin, pasi kwshtu Serbia vetëm fiton dhe nuk humb asgjë”.

Betimi i Nikoliç është bojkotuar nga shumica e liderëve rajonalë, për shkak të së kaluarës së tij nacionaliste dhe mohimit se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid. Nga vendet fqinje të Serbisë, në betimin e tij ka marrë pjesë vetëm presidenti malazias, Filip Vujanovic.

Ministri i Brendshëm serb në largim, Ivica Dacic, tha se “ky është një bojkot i organizuar, një ofendim për Serbinë dhe jo për Tomislav Nikoliç”.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›