E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, udhëzues mbi ndotjen akustike dhe oraret e lokaleve

Tiranë- Ministria e Mjedisit ka arritur një marrëveshje me Policinë e Shtetit për mbarvajtjen e zhurmave në pabet dhe lokalet e natës.

Në një konferencë të oragnizura sëbashku nga të dyja institucionet është thënë se do të ketë sanksione ndaj të gjitha subjekteve të cilat thyejnë sanksionet.

“Të gjitha veprimet e kundraligjshme në përgjithësi në ato çfarë kanë të bëjnë me ndotjen akustike po dhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, besoj që nga ky dokument që do të diskutojmë sot është një udhëzues i përbashkët që vendos pëballë detyrimeve ligjore jo vetëm thjesht institucionet tona qëndrore, por edhe institucionet në varësi të cilat janë shumë të rëndësishme përsa i përket zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ligjet tjera në përgjithësi “, tha Alfred Deshati, Drejtor i Kontrolleve Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit

Ndërsa përfaqësuesi i policisë, Ilia Nasi u shpreh se është hartuar një plan i cili do të vihet në zbatim në zonat turistike apo dhe ato që janë të mbipopulluara.

“Krijimi i një ambienti të përbashkët në zonat turistike dhe në zonat urbane janë detyrë parësore dhe ne si polici e shtetit marrim dhe azhornojmë në mënyrë serioze për plotësimin e të gjitha detyrimeve dhe në kuadrin e zbatimit të ligjit po dhe bashkërendimit të ngushtë. Ka një veprim të mirëstudiuar, një plan veprim të saktë të policisë së shtetit, vetëm për sezonin turistik”, tha Ilia Nasi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›