Serbi dhe Kina nuk ndërrojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic, u takua sot në Varshavë, në kuadrin e një takimi ndërkombëtar, me homologun e tij kinez, Wen Jiabao.
Sipas një komunikate të qeverisë së Serbisë, kryeministri kinez Wen Jiabao ka thënë në takim me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic në Varshavë se Kina do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë ,raporton Beta.
”Serbia i kushton një rëndësi tepër të madhe marrëdhënies së partneritetit strategjik që ka me Kinën në të gjithë drejtimet”, deklaroi Cvetkovic, në të njëjtën kohë që falënderoi Pekinin zyrtar për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë pretendimeve të Beogradit në lidhje me Kosovën.
Të dy kryeministrat, në një deklaratë të përbashkët, vlerësuan gjithashtu se potenciali për thellimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve është shumë i madh.