E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi i Punës, 1800 aplikime për 100 vende

Rreth 1800 aplikantë kanë nisur aplikimet për mbi 100 vende të lira pune, të cilat janë ofruar nga "Panairi i Punës ", e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me pjesëmarrjen e 20 korporatave. Gjithashtu këtë herë panairi i punës i ka dhënë mundësi praktikimit të studentëve që sapo diplomohen.
 

Presidenti i dhomës së Tregtisë Devid Anderson u shpreh se është e lumtur që i është besuar kësaj dhome panairi i punës.
 

“Në këtë panair pune shikohet pjesmarrja e një sërë korporatash të sukseshme. Kjo shihet në interesimin e shumë studentëve ku treguesit janë të qartë, kemi rreth 1800 aplikantë. Panairi i punës vijon sot në të ashtëquajturin format i heshtur”tha ai.
 

Ky eshtë edicioni i 12-të i panairit të punës që organizohet në Shqipëri. Rezultatet përfundimtare të panairit dalin pas dy muajsh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›