E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feja së shpejti lëndë e veçantë në shkolla

Feja në shkolla mund të jetë shumë shpejt një lëndë e veçantë mësimore. Këtë mundësi e ka lënë vetë të hapur ministi i Arsimit dhe shkencës Eqerem Tafaj gjatë një pronuncimi për mediat ku deklaroi se kjo çështje është në diskutim e sipër.
Deklarata e ministrit erdhi pas prezantimit të testit pisa ku 4500 nxënës të shkollave 9-vjeçare janë provuar për njohuritë e tyre në shkollë.
Në Shqipëri ky provim kryhet për herë të tretë, testi zhvillohet në 60 vende të botës. Përzgjedhja e nxënësve është bërë nga organizata për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillim sipas kriterit ditëlindjes nga 1 janar 1996 deri 31 dhjetor 1996. Provimi ka zgjatur tre orë e 15 minuta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›