E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, fletëarresti për nipin e Titos

Një gjykatë serbe ka kërkuar lëshimin e një fletëarresti ndërkombëtar për nipin e diktatorit komunist jugosllav Josip Broz Titos.Edward Broz kërkohet në lidhje me një aksident trafiku të vitit 1992, në të cilin kishte vdekur një person, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Qarkut të Beogradit Ivana Ramiq. Pritet që policia ta dërgojë kërkesën në Interpol.Gjykata tha se niveli i alkoolit në gjakun e Brozit, e kishte tejkaluar kufirin ligjor në kohën e aksidentit. Broz dhe tre persona tjerë ishin lënduar në aksident.Broz, që jeton në Kroaci, është arrestuar këtë vit në Serbi, por ishte liruar me kaucion. Avokati i tij Vlada Petroviq tha se Broz është kthyer në Kroaci. Gjykata ka kërkuar fletëarrest pasi që Broz nuk është shfaqur në seancat dëgjimore në Serbi. Broz ka hedhur poshtë pohimet e policisë mbi nivelin e alkoolit, ndërkohë që citohet të ketë thënë se ndjen keqardhje, por aksidenti nuk ishte bërë me qëllim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›